Rama kritika AKU-së: Hapni vend për profesionistët, merrni studentë të UBT-së

Rama kritika AKU-së: Hapni vend për profesionistët, merrni studentë të UBT-së

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e studimeve që prekin sektorët që mbulojnë inspektoratet e AKU-së, të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, foli për reformim të këtij institucioni. Ai tha se inspektorët që kanë hyrë pa meritë në këto institucione, duhet t’u hapin rrugë profesionistëve. “Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhet të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë mënyrat atyre që janë futur pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u...