Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balla: Parlamenti me dy dhoma, pjesë e diskutimeve në Zgjedhore
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u bëri sot thirrje partive politike që të ulen dhe të zgjedhin me konsensus Avokatin e ri të Popullit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit të PS-së, Balla theksoi se mazhoranca nuk ka ende një emër që mbështet, pasi procesi është në fazën e paraqitjes së kandidaturave. “Kandidatura duhet të përmbushë kriteret dhe t’i japë institucionit kredibilitetin që i takon. PS nuk e ka sot një emër për shkak se jemi ende në fazën kur shprehen interesat. Fokusi është që tre grupet parlamentare të opozitës të japin propozimet e tyre. Nga nesër, ose kur të mblidhet komisioni, propozimi im është institucionalizimi i një komunikimi opozitë–maxhorancë për t’i dhënë fund kësaj situate të papranueshme...