Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

Gjykata e Lartë me dy standarde/ Votimet për gjyqtarët kushtetues, qëndrime të ndryshme në raste të ngjashme

E njëjta Gjykatë, por me dy standarde. Sokol Sadushi ka asgjësuar fletët e votimit në rastet e shkuara të përzgjedhjes së anëtarëve për në Gjykatën Kushtetuese, nga viti 2022-2023, pasi i quan pa vlerë juridike. Ndryshe nga procesverbali i mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve në garën mes Asim Vokshit dhe Naureda Llagamit, ku fletët e votimit janë pjesë e dokumentave zyrtare të ruajtura nga Gjykata e Lartë. Top Channel i drejtoi një kërkesë për informacion Gjykatës së Lartë për rastet e mëparshme ku votat janë shpallur të pavlefshme dhe, për efekt transparence, të shfaqnin kopje të çdo flete votimi gjatë mbledhjeve të gjyqtarëve për votimin ku fituan Sandër Beci, Ilir Troska dhe Holta Zaçaj. Por përgjigja nxjerr në pah një mungesë uniformiteti në praktikë, me...