Kemi një qeveri TË PANDEHUR, ku vetëm Kryeministri është I PAPANDEHUR…(?!)

Kemi një qeveri TË PANDEHUR, ku vetëm Kryeministri është I PAPANDEHUR…(?!)

Nga Gent Strazimiri/ SPAK mori të pandehur edhe Zvkryeministren Balluku, së bashku me vartësit kryesorë për tunelin e Llogarasë, sepse pandeh me të drejtë që vartësit nuk mundet të vjedhin vetë miliona euro dhe "shefja" nuk di gjë. SPAK ka marrë të pandehur Ilir Beqajn sepse, me të drejtë pandeh që zëvendësministri i tij nuk e ka bërë me kokën e vet mega-vjedhjen me sterilizimin apo me check-up! Mirëpo SPAK nuk guxon "të pandehë", se mos ndoshta edhe zëvendësi i Ramës, Arben Ahmetaj, nuk e ka bërë me kokë të vet edhe më "mega" vjedhjen me inceneratorët...(?!) Nëse SPAK do guxonte të pandehte njësoj si për Beqajn, Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit, të paktën do ishte thirrur si "person që ka dijeni për faktet",...