Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla: PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka folur për Avokatin e Popullit. Balla ftoi të gjthë ata qytetarë që plotësojnë kushtet, të shprehin interes deri në orën 00:00 të ditës së sotme, kur përfundon dhe afati i aplikimeve. Ditën e nesërme, publikohet lista e personave që kanë shfaqur interes, bëri me dije kreu i grupit të PS. Më pas lista, i shkon komisionit përgjegjës. Sa i përket një preference nga ana e socialistëve, Balla tha se PS sot nuk ka ende një emër për ta mbështetur. “Prej tre vitesh, nga përfundimi i mandatit të avokatit aktual nuk është zgjehdur pasardhësi. Ligji thotë 30 ditë nga përfundimi i mandatit të zgjidhet Avokati i ri. U kujtoj...