Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“IA ndihmon, por nuk zëvendëson mjekun…Kujdes!”, paralajmërimi i mjekëve për qytetarët
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këtë të hënë, më 3 nëntor, një videomesazh për përdorimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në fushën e mjekësisë, duke theksuar rolin ndihmës të saj por dhe rreziqet e mundshme kur përdoret si mjet diagnostikimi ose trajtimi i sëmundjeve. “Në ditët e sotme, Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën si informohemi për shëndetin,” thuhet në njoftimin zyrtar. “Por kujdes: IA nuk zëvendëson mjekun, por është një mjet që ndihmon në informim, jo për diagnozë apo trajtim. Përdorni gjithmonë burime të sigurta, verifikoni informacionet dhe konsultohuni me profesionistët e shëndetit.” Në videomesazh shfaqen edhe disa mjekë të cilët bëjnë thirrje për përdorim të kujdesshëm të IA-së. Njëri prej tyre shprehet: “Kohët e fundit ka një rritje të përdorimit të IA-së për qëllime mjekësore. Megjithatë...