Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes, si përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove
Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur detaje të operacionit të pak ditëve më parë, ku u parandalua një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë dhe një shumë prej rreth 5 miliardë lekësh (50 milionë euro) nga llogaritë bankare. Në qendër të hetimeve janë dy shtetas kinezë: Cunfeng Fan, 51 vjeç dhe Haike Yan, 45 vjeç. Të dy kishin ardhur në Tiranë për të vijuar aktivitetin kriminal dhe u akomoduan në një hotel shumë pranë qendrës së kryeqytetit. Aty, policia gjeti dhe sekuestroi 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti dhe 1 patentë, të cilat u përdorën për të ngritur skemën mashtruese. Sipas burimeve zyrtare, dy kinezët kishin ndërtuar...