Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së
Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij. Sipas mediave, Steven Palmer, përdori avionin për udhëtime personale për të parë të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country Alexis Wilkins. Ajo do të këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje boksi. Në një deklaratë në “X”, Palmer mohoi akuzat duke i quajtur ato thashetheme të pabaza dhe zhurma nga anarkistët e internetit. Ai e mbrojti jetën e tij private duke e quajtur Wilkins një patriote të vërtetë dhe partneren e tij të jetës. Steven Palmer, drejtonte Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të FBI-së, që merret me kërcënime madhore të sigurisë dhe mbikëqyr ajrore të agjencisë. Top Channel