Një dorëheqje e beftë në PD, shuplakë labe për Berishën

Një dorëheqje e beftë në PD, shuplakë labe për Berishën

Deputeti demokrat vlonjat, njëherësh drejtuesi politik i Vlorës, Bujar Leskaj ka dhënë dorëheqjen, duke e shpjeguar këtë akt të beftë si të nevojshëm për reformën e thellë që duhet të përfshijë partinë e tij, duke mos kursyer as vetë kryetarin, Berishën. “PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjmë për të konsoliduar besimin tek qytetarët. Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra. Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit...