Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Spalletti “shkund” Juven, ndryshime dhe risi që në start
“Pranvera nuk vjen me një lule”, kështu thotë një shprehje popullore, kështu është edhe rasti i Spalletit i cili në vetëm pak ditë në krye të Juves nuk mund të bënte dot mrekulli apo të ndryshonte rrënjësisht “Zonjën e Vjetër”, por disa gjëra i bëri ndryshe që në ndeshjen e tij të parë kundër Cremoneses. Sigurisht në letër përballë kishin një ekip që në 17 përballje nuk kishin humbur asnjë herë, por Cremonese e këtij sezoni është një ekip ndryshe, një surprizë në Serie A pasi nuk kishin humbur asnjë herë në shtëpi. Spalletti doli me 3 pikë nga ky takim, ku për befasinë e të gjithëve e nisi me Koopmeiners si qendërmbrojtës. Në fakt, holandezi ka luajtur në fillimet e veta në atë pozicion,...