Përfitoi mbi 33 mijë euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune

Përfitoi mbi 33 mijë euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune

Një 37-vjeçare nga Rumania është vënë në pranga, pasi dyshohet se përfitoi rreth 33,500 euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive. Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, Aurelia Bratianu, mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar e-maile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit. “Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune. Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim...