Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

Pse kemi aq shumë nevojë të komunikojmë edhe me të panjohurit?

Shumë nga ne i shmangen bisedave me të panjohurit, duke menduar se ky lloj ndërveprimi është i vështirë dhe i padëshiruar nga të dyja palët. Por sikur ta kemi gabim? Një studim i ri, sugjeron se dëshira për të biseduar për gjëra konfidenciale me njerëz të panjohur, është në fakt një ndjenjë e zakonshme. Pra herën tjetër që ju qëllon të flisni me dikë që nuk e njihni, nuk duhet të supozoni se domosdoshmërisht duhet t’i përmbaheni një bisede sipërfaqësore. Ekziston një shans i mirë që personi me të cilin jeni duke folur të jetë i lumtur që të ndajë me ju disa nga aspektet më personale të jetës së tij, siç mund të jeni edhe ju me të. Studiuesit kryen 12 eksperimente të ndryshme, që përfshinë më shumë se...