Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Pas Ballukut, edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Pas Ballukut, edhe kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet së bashku me avokatin e tij, ku pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë. E pandehur për këtë çështje është marrë të premten edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Innfrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.