Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve zgjedh kryesinë e re, ja kush u emërua kryetar
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e mbledhur ditën e premte, (31 tetor), mori disa vendime të rëndësishme ne vijim të funksionimit të saj. Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Shoqatës, pas konsultimeve, me votë unanime mori vendimet e mëposhtme: 1. Engert Pëllumbi u zgjodh Kryetar i Shoqatës; 2. Ardit Kuka u zgjodh Nënkryetar i Shoqatës; 3. Valjona Haxhiraj u zgjodh Sekretare e Shoqatës; 4. Anëtarë të Këshillit Drejtues të Shoqatës (duke përfshirë Kryetarin dhe Nënkryetarin e saj) u zgjodhën gjyqtarët Engert Pëllumbi, Ardit Kuka, Ina Hoxhaj, Manjola Xhaxho, Ervin Sulaj, Fatri Islamaj, Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Albert Keraj; 5. U vendos pranimi i 14 (katërmbëdhjetë) anëtarëve të rinj në Shoqatë si dhe u bënë disa ndryshime në Statutin e saj.