Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes! Burrë i rrallë shteti

Djali i Fatos Nanos: Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes! Burrë i rrallë shteti

Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin. Ai tha se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë të rrallë shteti që vuri atdheun para vetëvetes. “Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lodhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht. Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka,...