“Djalli” ka fytyrën e Menjosë, Roma “qan” penalltinë e humbur dhe e dërgon Milanin një pikë larg kreut

“Djalli” ka fytyrën e Menjosë, Roma “qan” penalltinë e humbur dhe e dërgon Milanin një pikë larg kreut

Milani ka marrë sot një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat. Kuqezinjtë kanë mposhtur Romën me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutë ne 39 dhe mban autorësinë e Pavloviçit. Romës nuk i mjaftoi superioriteti në kontrollin e topit, teksa nuk arriti të gjente dot rrugën e rrjetës. Kryqytetasit kishin shansin e artë të dilnin me pikë nga “San Siro” në minutën e 83-të, por Dibala nuk mundi të shënonte nga 11 metrat. “Djalli” u shfaq me fytyrën e Menjosë, i cili bëri një pritje fantastike të penalltisë. Një pritje që në fund e dërgoi Milanin vetëm një pikë larg Napolit kryesues./Sport Ekspres/