Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mike Maignan “hero”, Milanit i mjafton 1 gol për të marrë 3 pikët ndaj Romës (video)
Milan ka fituar 1-0 ndaj Romës në “San Siro”, në kryesfidën e javës së 10-të në Serie A. Roma e nisi mjaft mirë takimin, duke dominuar në lojë dhe në raste. Rasti i parë serioz për verdhekuqtë do të vintë në minutën e 10-të, ku Ndicka goditi me kokë, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën. Në minutën e 17-të, Paulo Dybala flirtoi me golin, por goditja e argjentinasit nuk përfundoi në rrjetë. Në minutën e 39-të, falë një kundërsulmi model dhe “motorrit” Rafael Leao, Milan gjen golin me Strahinja Pavlovic, i cili e kishte shumë të lehtë të shënonte pas asistit fantastik të anësorit portugez. SHIKOGOLIN Në minutën e 44-të, Milan ishte shumë pranë golit të dytë, por Youssouf Fofana bëri më të vështirën e...