Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, ja kush janë rezultatet
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar rreth 90% të votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të tanishme, partia në pushtet VMRO–DPMNE ka fituar rreth 20 komuna. Ndërkohë që koalicionet shqiptare VLEN dhe AKI kanë marrë 5 komuna, nga të cilat 4 janë të VLEN. Rezultatet e numërimit të votave: VMRO – DPMNE - 20 LSDM - 4 VLEN - 4 AKI - 1 UNIONI I ROMËVE - 1 ZNAM - 1 Mendi Qyra - 1