Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rritja e çmimit të abonesë dhe biletës së urbanit, eksperti: Ja pse qytetarët do të paguajnë më shumë
Nga 1 Nëntori hyri në fuqi vendimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kamëz, që parashikon rritjen e çmimit të biletës me 10 lekë dhe rritjen e çmimit të abonesë me 200 lekë. Bëhet fjalë për dy linja transportit publik, Tiranë-Kamës dhe Tiranë-Paskuqan. Por pse ishte e nevojshme një rritje e çmimit? Dashnor Memaj kryetar i shoqatës së transportit ndërqytetës, duke folur në një emision televiziv dha arsyet pse ky vendim u kërkua prej operatorëve. “Rritja e fundit e çmimit të biletës u bë në vitin 2016, pra 10 vite më parë, ku çmimi u rrit në 40 lekë. Në këto 10 vite paga minimale nga 20 mijë lekë ka arritur në 40 mijë lekë, me njoftimin se do të shkojë në 50 mijë në janar...