Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, ja cila parti kryeson

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, ja cila parti kryeson

Në Maqedoninë e Veriut të dielën qytetarët iu drejtuan kutive votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Në raundin e dytë kishin mbetur 33 komuna pa zgjedhur drejtuesit e rinj e të drejtë vote kishin mbi një milionë qytetarë. Procesi u zhvillua i qetë e pa incidente që mund të cenonin sigurinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Me 87% të votave të numëruara deri më tani 19 komuna i ka të fituara partia në pushtet VMRO-DPMNE, e cila pasohet nga e majta maqedonase, LSDM që ka marrë 4 komuna. Koalicioni shqiptar VLEN që në raundin e dytë garoi në pesë komuna, ka fituar të pestat. Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja deri tani ka dalë fituese në një nga pesë...