Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik
Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, ka folur mbi ndikimin që burgu pati në formimin politik dhe njerëzor të ish-kryeministrit Fatos Nano. Sipas Lekës, periudha e burgimit e forcoi Nanon në aspiratat e tij për paqe dhe prosperitet demokratik, duke e bërë më të vendosur dhe më tolerant. Ai tregoi se Nano ruajti humorin dhe kurajën edhe në kushte të vështira, duke shkruar letra për partinë në copa paketash cigaresh apo çokollatash, ndërsa pas daljes nga burgu zgjodhi rrugën e tolerancës në vend të hakmarrjes, madje edhe ndaj atyre që e çuan pas hekurave. “Burgu e bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik, të cilat arrihen vetëm me politikë dhe demokraci. Ishte i qartë në garat...