Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DOKUMENTI I PLOTË/ 13 vite më parë, intelektualët më në zë të vendit i propozuan partive Fatos Nanos si President
13 vite më parë, në javën e pare të qershorit 2012, intelektualët më në zë të vendit u bënë bashkë për të propozuar zgjedhjen e Fatos Nanos si President të Republikës. Në atë kohë, mandati i Bamir Topit ishte në përfundim, ndërsa emrat më të njohur si Ylli Popa, Moikom Zeqo, Gjergj Sinani, Mihal Tase, Bujar Kapexhiu, Edit Mihali, Mentor Petrela, etj., vunë theksin te roli i Nanos në 22 vite demokraci dhe te ajo çfarë ai mund të kontribuonte më tej, jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe në rrugëtimin evropian të vendit. “Mund të na japë me kandidaturën e Fatos Nanos një stad të ri të demokracisë shqiptare. Një stad që i përgjigjet aspiratave të shoqërisë për tolerancë, për ekuilibër, për emancipim dhe...