Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Konferencë shkencore për muzikën/ Edukimi dhe e drejta e autorit në fokus të diskutimit në Akademinë e Shkencave
Roli i muzikës shqiptare si krijimtari, interpretim dhe edukim ishte në fokus në një konference shkencore mbarëkombëtare që u mbajt në Akademinë e Shkencave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve artistike e muzikore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në përfundim të punimeve, pjesëmarrësit dolën me disa rekomandime ndaj institucioneve publike të ngarkuara me ligj, përfshirë mbështetjen e mëtejshme e krijimeve dhe interpretimeve muzikore kombëtare. “Krijuesit shqiptarë, kompozitorët, nuk kanë një mundësi reale ku të aplikojnë për të gjetur mbështetje për të shkruar një vepër, qofshin opera, balete apo simfoni. Çështja e një fondi të krijimtarisë së re, është një nga çështjet që ka shqetësuar gjithë këto vitet artistëtë. Sepse kjo ndikon jo thjesht në numrin e veprave, por ndikon në shkëputjen e marrëdhënieve...