Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ishte akademia politike e PS-së”/ Ylli Dylgjeri kujton punën me Fatos Nanon: Kemi shumë histori, ja çfarë më tha pas zgjedhjeve të 2005
Mes shumë figurave të njohura politike, i pranishëm në homazhet për Fatos Nanon ishte dhe ish-drejtori i komunikimit në kryeministri, Ylli Dylgjeri. Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Dylgjeri kujton punën me ish-kryeministrin Nanon dhe fjalët e tij pas zgjedhjeve të vitit 2005. “Unë kam kujtime dhjetëra-vjeçare me Fatosin. Njihemi që në kohën kur ai punonte ekonomist në ish-kooperativën e Priskës dhe më pas rrugët tona u bashkuan kur ai ishte në Institutin e Studimeve dhe unë në Komitetin Qendror të Rinisë. Koha e solli që ai të më ftojë të punojë në Partinë Socialiste si drejtor informacioni dhe marrëdhënieve publike dhe më pas në këshillin e ministrave pranë tij dhe njëkohësisht drejtor informacioni. Kujtimet janë të pafundme. Fatosi për mua...