Drita fiton ndaj Llapit, Malisheva merr tri pikë në Klinë

Drita fiton ndaj Llapit, Malisheva merr tri pikë në Klinë

Xhiroja e 12-të e AlbiMall Superligës së Kosovës është përmbyllur të dielën me tri ndeshje mjaft interesante, ku fitore të rëndësishme kanë shënuar Drita dhe Malisheva, ndërsa Prishtina e Re dhe Drenica ndanë pikët në një barazim pa gola. Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Llapit, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të, duke i siguruar gjilanasve tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. Pas kësaj xhiroje, Drita renditet në vendin e tretë me 20 pikë, tri më pak se Ballkani dhe gjashtë më pak se liderja Prishtina, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë. Malisheva ka arritur një fitore të vlefshme si mysafire ndaj...