Sekreti familjar i Lily James që lidhet me filmin legjendar Alien

Sekreti familjar i Lily James që lidhet me filmin legjendar Alien

Aktorja britanike Lily James ka rrëfyer së fundmi një fakt të pazakontë për lidhjen e saj me filmin e famshëm të vitit 1979, Alien. Çdo herë që e shikon këtë klasik të kinemasë, James përjeton një tronditje,  jo nga skenat e frikshme, por sepse gjyshja e saj, aktorja amerikane Helen Horton, ishte zëri i kompjuterit të anijes “Mother”. Në një intervistë për The Independent, 36-vjeçarja tha se e kishte rishikuar filmin së fundmi duke menduar për Sigourney Weaver si frymëzim për një rol të ri. “Çdo herë që dëgjoj zërin e saj, ndalem dhe them: ‘Zoti im, kjo është gjyshja ime!’”, u shpreh ajo me emocion. Horton, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 në moshën 83-vjeçare, kishte një zë “magjik, të pasur dhe elegant”,...