Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga karafilat e bardhë te kënga e preferuar – Lamtumira e Nanos
Në këtë ditë zie, nga homazhet te Pallati i Kongreseve, te fjalimet e përlotura e deri tek banesa e fundit, pjesëmarrësit nderuan figurën e njeriut që solli frymë liberale e demokratike në politikën shqiptare. Për 5 orë me radhë Tirana dhe Shqipëria u ndalën, për të nderuar e përcjellë me mirënjohje Fatos Nanon, në ceremoninë mortore shtetërore më madhështore të Shqipërisë postkomuniste. Që në orët e para të mëngjesit, radhë të gjata qytetarësh, të ardhur nga çdo kënd i Shqipërisë. Me dhimbjes dhe krenarisë, në radhë për të pritur nderimet familja e Nanos, bashkëshortja Xhoana, fëmijët Sokol, Edlira dhe Klajdi. Lot, vlerësim dhe përulje me respekt për rolin paqëtues e tolerant, cilësi kaq e rrallë në politikën 35-vjeçare shqiptare. Të parët për të nderuar, socialistë...