“Mik në ditë të mira dhe të këqija”/ Ish-guvernatori Fullani në homazhet për Fatos Nanon: I dha shpresë popullit dhe krijoi një ekonomi solide

“Mik në ditë të mira dhe të këqija”/ Ish-guvernatori Fullani në homazhet për Fatos Nanon: I dha shpresë popullit dhe krijoi një ekonomi solide

Figura të njohura nga bota e politikës dhe jo vetëm u bashkuan këtë të diel për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano. Mes tyre ishte dhe ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, e cilëson Nanon si një mik që i dha shpresë popullit shqiptar dhe krijoi një ekonomi solide për vendin. “Fatos Nano, mik, shok i mirë në ditë të mira dhe të këqija. Udhëheqës i madh, popullor, revolucionar, i zgjuar. Njeri që diti në kohët më të vështira të Shqipërisë, në ujërat më të turbullta dhe të palundruara të politikës shqiptare, t’i japë shpresë popullit dhe të krijonte një ekonomi solide. Transformoi forcën e majtë, por njëkohësisht forcoi urat...