U prezantua si polic dhe u kap me uniformë e armë sportive, në pranga 20-vjeçari nga Kamza

U prezantua si polic dhe u kap me uniformë e armë sportive, në pranga 20-vjeçari nga Kamza

Sendet e gjetura TIRANE- Një 20-vjeçar nga Kamza ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se është prezantuar si punonjës policie. Policia thotë se i riu me iniciale E. B., u ndalua gjatë një kontrolli rutinë, ku u konstatua i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve rezultoi se ai nuk ishte efektiv policie, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë me dy krehra, një uniformë policie, 16 stema dhe grada, 3 kapele me shenja policore, si dhe 4 dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara. NJOFTIMI I POLICISË: Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë...