Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
VIDEO/ Socialistët ‘braktisin’ Ballukun në homazhet për Nanon, numri 2 i qeverisë e vetme në Pallatin e Kongreseve
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj. Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë gjatë homazheve shtetërore. Balluku ishte e vetmuar në homazhe. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”. Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare...