Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tre “shtëpi bari” në Shkodër/ Dy në pranga, ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE të dyshuar për shpërdorim detyre
Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje të bimëve narkotike të llojit kanabis, mes tyre dy banesa dhe një stallë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët”. Nga kontrollet e zhvilluara në fshatin Hot, u konstatua se ambientet ishin pajisur me llamba elektrike, aspiratorë, panele neoni dhe inverterë, që përdoreshin për rritjen artificiale të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, policia vuri në pranga shtetasit Lazer Pepaj, 69 vjeç, dhe Sander Pepaj, 48 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Kristjan Pepajn, 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj. Në vijim të hetimeve, u ndaluan gjithashtu 4 punonjës të OSHEE-së të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në këto ambiente. Ata janë:...