Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Petro Koçi: Fatos Nano, patriot i madh! Furnizoi me armë UÇK-në
Gjatë intervistës në Report Tv, Petro Koçi tha se ish-kryeministri Fatos Nano ishte patriot. Po ashtu ai tha se Nano ka meritë të jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Unë mendoj se është edhe një aspekt që duhet theksuar, Fatos Nano ishte një patriot i madh. Merita e tij është e jashtëzakonshme për ngritjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe protagonizimi i tij ishte i madh, pasi me çfarëdo lideri botëror, ai ka qenë një dinjitar i plotë. Sikur nuk vinte nga një shtet si Shqipëria, por si një vend të paktën mesatar nga pikëpamja e fuqisë”, tha Koçi Petro Koçi ka deklaruar gjithashtu se Nano ka bërë misionarin e vërtetë kombëtar dhe patriot. Ai tha se ish-kryeministri furnizoi...