Qeveria ndryshon skemën e TVSH-së për bujqësinë, Braçe kundër Ministrisë së Financave: Fermerët do falimentojnë

Qeveria ndryshon skemën e TVSH-së për bujqësinë, Braçe kundër Ministrisë së Financave: Fermerët do falimentojnë

Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nuk do të jetë më 0%. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, ky kompensim pritet të jetë direkt në llogarinë bankare të fermerit dhe kostoja për një vit parashikohet të arrijë 1.5 mld lekë. Sipas deputet socialist Erion Braçe, kjo lëvizje tatimore nuk është e duhura, përballë kërkesave të sektorit bujqësor. “Në qoftë se duan të kompensojnë fermerin, çdo lekë është i mirëpritur, por është i pamjaftueshëm”, shprehet Erion Braçe, deputet i PS. Erion Braçe, prej vitit 2019  në Komisionin e Ekonomisë, ka propozuar barazimin e TVSH në hyrje dhe dalje, sipas tij kjo politikë financiare është zgjidhja e fermerit që të mposhtë produktin e importit...