Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gol në seria A/ Medon Berisha shfaqet protagonist
Medon Berisha ka shënuar golin e dytë personal në Seria A. Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën e Fiorentinës, ndërsa Leçe është në avantazh nga minuta e 23-të. 22-vjeçari ishte në vendin e duhur pas krosimit të Tete Morente dhe nuk mund të gabonte. Nga minuta e parë për Leçen e ka nisur edhe Ylber Ramadani. Stoli i Stefano Pioli dridhet pas këtij momenti. Fiorentina po vuan, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të Seria A. Deri tani ka vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e parafundit në renditje.