“Turp kombëtar”/ Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë, reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet…

“Turp kombëtar”/ Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë, reagon ashpër Ngjela: Urgjentisht ky akt duhet…

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano. Në një postim në rrjete sociale, Ngjela shkruan që është një turp kombëtar për Republikën e Shqipërisë, që Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë. Ngjela bën thirrje që ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt, dhe trupi i pajetë i Nanos të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar. “Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë. Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë. Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë...