Zyrtarisht në fushatë elektorale/ Zgjedhjet në 5 bashki, 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve

Zyrtarisht në fushatë elektorale/ Zgjedhjet në 5 bashki, 13 kandidatë i kërkojnë votën 308 mijë zgjedhësve

Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 nëntorit nisi zyrtarisht të shtunën. 13 kandidatë për kryetarë në 5 bashkitë e vendit kanë 6 ditë kohë deri në heshtjen zgjedhore të së shtunës së ardhshme, për t’i kërkuar votën mbi 308 mijë qytetarëve që do të thirren për të votuar. Në zgjedhje do të shkojnë 2 bashki qendra qarqesh si Vlora e Berat dhe tre të tjera më të vogla si Tepelena, Cërriku e Mati. Partia Demokratike dhe opozita zyrtarisht nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin...