Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Një vit para se të ndahej nga jeta, sigurohet fotografia e veçantë e Fatos Nanos
Ish-lideri dhe ish-kryeministri socialist, pas largimit nga politika, mbajti një profil të ulët publik. Janë të pakta fotot dhe pamjet filmike gjatë viteve të fundit të njeriut që modernizoi Partinë Socialiste dhe i dha ton politikës shqiptare. Është mundur të sigurohet fotoja e zotit Nano, shkrepur një vit më parë. Ai është fiksuar në këtë foto pas një dreke me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej miqve të tij më të afërt. Edhe pse Fatos Nano e kishte ngushtuar në maksimum rrethin e personave me të cilët takohej, nuk kanë munguar asnjëherë takimet e shpeshta me Ballën dhe Ruçin.