Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ish-ambasadori Zeneli flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Bekim për Partinë Socialiste dhe një humbje e madhe për Shqipërinë
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ish-ambasadori Bashkim Zeneli ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano. “Çdo ndarje është e dhimbshme. Fatosi iku para kohe në botën tjetër, ashtu siç iku para kohe edhe nga politika aktive, një gjë që nuk duhet të ndodhte. Që nga dita e parë që kemi punuar bashkë në themelimin e partisë e deri në kohën kur ai ishte në krye, prania e tij ka qenë një bekim i madh dhe ne falënderojmë Zotin që na dha një Fatos Nano,” – u shpreh Zeneli. Ai kujtoi periudhën e vështirë të tranzicionit, duke theksuar se Nano diti të përballonte sfidat dhe të drejtonte me mençuri...