Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Sa të paskan dashur e admiruar mor burrë i dheut”, Rama kujton bisedat me Nanon: Ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Mos vdeksh kurrë Fatos! (Fjala e plotë)
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë e të ndjerë, në nderim të themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano: “I thonë një fjale, “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se...