Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zv/kryeministrja e vetmuar në ceremoni/ Belinda Balluku në homazhet për Nanon si e pandehur
Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve ku u bënë homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, por ajo çfarë ka rënë në sy, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj. Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë, të cilët u ulën në pritje të fjalimeve gjatë homazheve shtetërore. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo...