Burimi: 
								ntv.al
								
							
                                    Foto © ntv.al                                
                            Homazhet për Nanon ‘shkrijnë akujt’ mes Kurtit dhe Ramës, Begaj dhe Berisha nuk marrin pjesë
                            Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend. Ceremonia e sotme ishte një moment i mirë që edhe “armiqtë” të shtrëngonin duart me njeri-tjetrin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale. Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë duket ecur gjatë ceremonisë së dhënies së lamtumirës së ish-kryeministrit Nano. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, por ajo...