Rama: Me sakrificë, Nano i dha PS një frymë të re! Ishte lider i pakonkurrueshëm

Rama: Me sakrificë, Nano i dha PS një frymë të re! Ishte lider i pakonkurrueshëm

“Ishte lider i pakonkurrueshëm”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë mortore në nder të liderit historik të PS Fatos Nano. “Erdhi befasisht kjo ditë zie. I pari kryetar, themelues i familjes sonë. Njeriu që ikën sot pa kthim, është rast tejet i veçantë, për t’u përcjellë me fjalën e rastit, pa u bërë qesharak. Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë. Nëse jam unë zëdhënësi i familjes sonë socialiste, kjo lidhet me intuitën dhe guximin e tij për të më ftuar në odën e shtëpisë sonë politike. Besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, ishin pasqyrë e pikërisht një dyzim i thellë, mes pengut të një detyre, që tentonte të arratisej sa herë...