“Brazili fiton Botërorin vetëm nëse Neymar është aty”

“Brazili fiton Botërorin vetëm nëse Neymar është aty”

2 Nëntor 2025 12:09 Telesport Legjenda e futbollit, Romario, ka folur për shanset e kombëtares së Brazilit për të fituar Kupën e Botës 2026. Edhe pse 5 herë kampionë bote dhe me skuadër të shkëlqyer, besimi nuk është i madh. “Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse Neymar zbret në fushë. Nëse ai luan, po”, ka deklaruar Romario. Deri tani, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori timonin e ekipit. Titulli i fundit i fituar nga Selecao është në vitin 2002.