Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Homazhet në nder të Fatos Nanos bashkojnë Kurtin dhe Ramën, shihen krah për krah
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve që po zhvillohen në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano. Pas përfundimit të fjalimit të Ramës, arkëmorti është transportuar nga Pallati i Kongreseve drej kryeminstrisë, kalimi i fundit i Nanos para institucionit që shërbeu për disa vite. Rama dhe Kurti gjatë ceremonisë para Kryeministrisë janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë. Ata shihen krah njëri-tjetrit teksa flasin. Teksa bisedojnë ata vazhdojnë ecjen drej Kryeministrisë. Pas kësaj ceremonie, Nano do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.