Arrestime dhe procedime në Fier, Tiranë e Lushnjë për drejtim mjeti pa leje, dhunë dhe ndërtim të paligjshëm

Arrestime dhe procedime në Fier, Tiranë e Lushnjë për drejtim mjeti pa leje, dhunë dhe ndërtim të paligjshëm

Policia vijon veprimtarinë e saj kundër shkeljeve të ligjit, duke evidentuar dhe referuar raste të ndryshme në prokurori. Nga kontrollet dhe operacionet e fundit, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një 21-vjeçare në Tiranë për drejtim automjeti pa leje dhe sekuestruan 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara. Në Fier dhe Lushnjë janë regjistruar procedime për dhunë, dëmtime prone dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa një person është shpallur në kërkim. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen D. L., 21 vjeçe, banuese në Tiranë pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 10 pasaporta të dyshuara të...