Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Fshinë nga rrjetet gjithçka që ka lidhje me Ballukun, Berisha: Ministrat, deputetët, administratën… e kapi Lubofobia
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas nisjes së hetimve për zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku. Sipas kreut demokrat, “e premtja e zezë do të mbahet mend si dita e ekzekutimit digjital publik të parë, jo vetëm në historinë e partisë-shtet të Ramaduros, por edhe të Evropës në epokën digjitale”. “Vëzhguesit konstatuan, sipas Berishës, ministrat, deputetët, zyrtarët e lartë qendrorë dhe lokalë, por edhe punonjësit e thjeshtë, të gjithë, të pushtuar nga Lubofobia, me një shpejtësi të rrufeshme, asgjësuan nga rrjetet e tyre sociale çdo status, klikim, share, postim, pëlqim, pamje, lavdërim, koment, angazhim për Luben dhe të Lubes”. Postimi i plotë: Lubofobia! Miq! Të premten e zezë të narko-partisë në administratën e partisë-shtet,...