Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk jam gati të tregoj arsyen”/ Vrau kushëririn para shtëpisë së tij, pamje nga arrestimi i 32-vjeçarit, zbardhet…
Pas 5 orësh në arrati, policia ka arrestuar 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi për vdkeje me 5 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 të mbrëmjes në rrugën përpara shtëpisë së autorit. Bertil Alliaj u arrestua në malësinë e Gjormit nga ku ishte arratisur. Ai është dorëzuar pas thirrjeve të policisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 32-vjeçari është marrë në pyetje përreth 1 orë, por nuk ka pranuar të tregojë arsyen e vërtetë të konfliktit që kishte me kushëririn e tij. ‘E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për...