Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Atentati i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë! Shpallet në kërkim djali i xhaxhait, një nga autorët e masakrës së Çoles
Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Dajlan Alliaj në fshatin Gjormë të Vlorës. Burime nga policia thanë se, 35-vjeçari Alliaj banues në Levan të Fierit, u ekzekutua me 6 plumba. Ai kishte marrë plagë në kraharor dhe bark, duke ndërruar jetë në vend. Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Dyshohet qe ai të jetë arratisur në zonat e thella malore të fshatit. Policia e Vlorës ka angazhuar forca të shumta për kapjen e tij. Dalan Alliaj, që ishte pronari i një servisi makinash në Levan, nuk rezulton i njohur për...