Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Terror në një fshat të Kretës, 2 të vdekur pas përplases me armë mes dy familjeve në konflit prej vitesh
Detaje të reja zbardhen lidhur me masakrën në ishullin e Kretës në Greqi, ku si pasojë e përplasjes me armë mes dy fiseve mbetën të vrarë 2 persona dhe disa të plagosur. Sipas mediave, konflikti ishte ndezur që një natë më parë, kur anëtarët e një familjeje i kishin vendosur tritol një banese në ndërtim në ishull. Ditën e sotme, anëtarët e familjes tjetër kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë pas një bilanc lufte. Një nga dëshmitarët në vendngjarje ka thënë për mediat vendase se ai ka parë një makinë 4×4 që vinte në drejtim të tij duke qëlluar me kallashnikov, dhe më pas ka parë një burrë të vdekur. Menjëherë, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje bashkë me disa...