Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Qiratë shtrenjtohen sërish, po bëhen të papërballueshme për vendasit, të lira për turistët

Kërkesa e shtuar për strehim nga familjet që kanë shtyrë blerjen e një apartamenti, për shkak të çmimeve të larta, së bashku me zgjerimin e strukturave të qirasë ditore, që ka reduktuar ndjeshëm stokun e pronave të disponueshme, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të qirasë afatgjatë edhe në vitin 2025. Rritja më e lartë deri në 30% arrin në zonat afër qendrës, që parapëlqehen për qiratë ditore. Në total, në vitin 2024 të ardhurat totale nga qiratë arritën në 350 milionë euro, me rritje 10% krahasuar me 2023, sipas raportit të “Deloitte”.  Dorina Azo Të gjesh një apartament me qira nën 400 euro brenda vijës së verdhë të ndërtimit në Tiranë është tepër e vështirë.Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen...